Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do e rindërtojë ekonominë amerikane në nderim të atyre që vdiqën si rezultat i pandemisë së koronavirusit“Ne do e rindërtojmë sërish në nderim të atyre që nuk janë sot,” tha Trump për Fox News.Trump tha se pret se ekonomia të ringrihet si një raketë për shkak të dëshirës së amerikanëve për t’u rikthyer në punë, por edhe prej paketës prej 2 trilionë dollarë ndihmë.

“Mendoj se do kemi një ringritje të fuqishme”, tha Trump. I pyetur se kur do rihapet ekonomia, ai tha se ky është një vendim i rëndësishëm, që do merret pasi të këshillohet me ‘njerëz të zgjuar’.