Boris Johnson raportohet se po planifikon të kthehet në punë të hënën për të marrë nën kontroll krizën e koronavirusit.
Kryeministri Johnson është duke u rikuperuar në shtëpinë e tij, pasi doli nga spitali në fillim të këtij muaji.
Johnson, i cili qëndroi tre ditë në ICU dhe shtatë ditë në spital, u ka thënë ndihmësve të tij që të caktojnë takime me ministrat e kabinetit javën e ardhshme, shkruan Daily Mail.
Një burim i tha gazetës Telegraf: ‘Ai nuk është lloji i personit që rri pa bërë asgjë. Në të vërtetë ai ka punuar shumë, thuajse me kohë të plotë javën e kaluar. Fakti që ai pati një telefonatë me Mbretëreshën natën e së mërkurës, tregon se ai e konsideron veten të aftë për këtë detyrë.’
The Prime Minister has been recovering at his countryside retreat in Chequers after being discharged from hospital earlier the month
Boris Johnson ishte mjaft mirë për të zhvilluar telefonatën me Mbretëreshën, konfirmoi sot Downing Street dhe Kryeministri ka qenë duke marrë azhurnime të rregullta nga ndihmësit e tij ndërsa rekuperohej.
Donald Trump ka zbuluar disa nga detajet e telefonatës së tij me Boris Johnson të martën, duke thënë se ai dukej ‘i mprehtë dhe energjik’.
Donald Trump last night revealed some of the details of his call with Boris Johnson on Tuesday, indicating he may be on the mend.
Në një konferencë shtypi për Covid-19, Presidenti amerikan tha: “Ai [Boris] më thirri disa ditë më parë. Unë do t’ju them se ai dukej i jashtëzakonshëm, u çudita në fakt. Mendova se ai do të ishte si ‘Ohhh Donald, si jeni?’
Ai ishte gati të shkonte në punë. Jam shumë i befasuar tani që jua them këtë. Është si Borisi i vjetër, energji e jashtëzakonshme, nxitje e jashtëzakonshme. Ai është një mik i yni dhe një mik i imi. Ai e do shumë vendin e tij, por ai e do vendin tonë, ai e respekton vendin tonë dhe ata janë me fat që e kanë atje”.