Një foshnje tre-javëshe e prekur nga koronavirusi në Itali është shëruar. Ndoshta bëhet fjalë për rastin e parë të regjistruar të një të porsalinduri të prekur nga Covid-19, i cili paraqiti një gjendje klinike aq të rëndë sa që kishte nevojë për mbështetje mekanike të frymëmarrjes.
Terapia Intensive e spitalit të Cuneos e bëri të ditur këtë gjë, nga ku u nxor nga spitali vajza e vogël, pas 3 javësh “izolim shumë të rreptë” e pas dy ditësh të pavetëdijes totale.