Shtyrja e Europianit të Futbollit për shkak të emergjencës së koronavirusit ishte vetëm një nga goditjet që pësuan kombëtaret e kualifikuara, dhe ato që synonin të merrnin biletat e fundit në kompeticionin kontinental.

Por edhe pse UEFA vendosi ta spostonte vitin e ardhshëm, as formati dhe as datat nuk janë të sigurta për shkak të pandemisë.

Qeveria e Futbollit Europianin insistoi për të sqaruar se nuk do të cënohen shtetet organizatore dhe as mënyra sesi do të shkohet drejt trofeut, por në situatën aktuale, ka shumë dyshime në komitetin ekzekutiv. UEFA synon të ketë në fokus 12 qytetet që do të presin fazën finale, por nuk ka ende një program për ndeshjet.

Nëse më parë niste në stadiumin Olimpiko të Romës dhe përfundonte me finalen e madhe në Uembli, tani këto dy shtete që numërojnë viktima çdo ditë nga koronavirusi, nuk garantojnë siguri.

Europiani tani është në program nga 11 qershori deri në 11 korrik të vitit të ardhshëm. Amsterdam, Baku, Bilbao, Bucarest, Budapest, Copenaghen, Dublin, Glasgoë, London, Monaco, Roma e St. Petersburg mbeten sërish qytetet që do presin Europianin unik dhe udhëtues me shpresën se motivet aspak sportive, nuk do ti sjellin sërish surpriza të hidhura.