Në kuadër të situatës së krijuar në vend nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave për të përballuar sa më mirë këtë situatë, Bashkia Durrës dhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Durrës (ZVAP), me mbështetjen teknike të Projektit “Bashki te Forta”, lançojnë linjën e këshillimit online “Unë të dëgjoj” pikërisht në Ditën Botërore të Autizmit.
Kjo linjë komunikimi u vjen në ndihmë prindërve të fëmijëve me aftësi ndryshe të cilët frekuentojnë arsimin parashkollor dhe atë 9-vjeçar, në bashkinë Durrës.: “Me këtë nismë që i vjen në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe por edhe prindërve të tyre, shënojmë punën konkrete për të lehtësuar sadopak problemet e shkaktuara nga COVID-19.” – thotë kreu i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj. Shërbimi psiko-social ofrohet nga 17 psikologë të shkollave dhe kopshteve dhe nga ky shërbim do të përfitojnë 187 nxënës me aftësi ndryshe. Linku i formularit për të marrë shërbimin e linjës “Unë të dëgjoj”: https://forms.gle/nBMjm7v7gXc52VGJ7 Më shumë detaje në linkun https://www.durres.gov.al/bashkia/njoftime-shpallje/1223-une-te-degjoj-keshillim-online-per-nxenesit-me-aftesi-ndryshe-ne-bashkine-durres