Pavarësisht se disa studiues dhe Presidenti amerikan Trump kanë thënë se epidemia ishte e paparashikuara dhe u shfaq nga askund, Pentagoni ishte i vetëdijshëm, jo vetëm për kërcënimin e një gripi të ri, por parashikoi madje edhe mungesën që do të përballonte vendi me ventilatorët, maskat dhe shtretërit spitalor, sipas një plani të Pentagonit në 2017-n. Kështu shkruan media amerikane “The Nation”, që citon planin ushtarak duke publikuar edhe dokumente kredenciale:
“Kërcënimi më i mundshëm dhe domethënës është një sëmundje e re që prek frymëmarrjen, veçanërisht një sëmundje e re gripi”.
Ushtria amerikane e dinte prej vitesh kërcënimin nga koronavirusi!
Dokumenti referon në mënyrë specifike koronavirusin në disa raste: “Infeksionet e koronavirusit janë të zakonshme në të gjithë botën”.
Në dokument paraqitet një përditësim të një plani më të hershëm të reagimit në rast pandemie të Departamentit të Mbrojtjes, duke vërejtur se ai “përfshin njohuri nga disa shpërthime të fundit, përfshirë Sindromën e Koronavirusit të frymëmarrjes në Lindjen e Mesme në 2012-n.
I titulluar “Plani USNORTHCOM 3560: Gripi Pandemik dhe Përgjigja e Sëmundjeve Infektive”, drafti i planit thuhet se është në dispozicion vetëm për përdorim zyrtar dhe daton më 6 janar 2017. Plani iu dha “The Nation” nga një zyrtar i Pentagonit, i cili kërkoi anonimitet.
Ushtria amerikane e dinte prej vitesh kërcënimin nga koronavirusi!
Një prej ish-drejtuesve në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes në vitet 2014-2017, tha se inteligjenca amerikane kishte qenë në dijeni për rreziqet e koronaviruseve për disa vite.
“Komuniteti i Inteligjencës ka paralajmëruar për kërcënimin nga viruset e gripit të paktën për dy dekada. Ata kanë paralajmëruar për koronaviruse për të paktën pesë vjet”, tha Denis Kaufman në një intervistë.
Plani prej 103 faqe ofron një përmbledhje të asaj që mund të shkaktojë një pandemi, komplikimet e mundshme dhe se si ushtria mund të përgjigjet./ Burimi The Nation -Tiranapost.al