Lorena, vajza e Rikard Ljarjas shkroi një status prekës, shoqëruar nga një album fotosh familjare për babushin e saj, siç ajo e quante.
“Sot ka qene nje dite shume e dhimbshme per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.
Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.
E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.
Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona, familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prehsh ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush”, shkruan ajo.
Lorena, fëmija i madh i shtëpisë e kishte bërë edhe gjysh Rikardin dhe bashkëshorten e tij, artisten Marjeta Ljarja.
Rikard Ljarja u nda nga jeta mbrëmjen e 20 prillit si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën kishte disa muaj që luftonte. Ai u përcoll nga disa miq dhe familjarë për në banesën e fundit, në Shkodër, atje ku e kishte lënë amanet.