Një klinikë kërkimore australiane ka nisur testimet klinike të një vaksine të COVID-19 zhvilluar nga një kompani bioteknologjike me seli në Kinë. Klinika në Perth tha se do të rekrutojë vullnetarë brenda dy muajve të ardhshëm.
Të rriturit e shëndetshëm dhe pjesëmarrësit e moshuar do zgjidhen për të kryer një provë klinike të fazës së parë. Vaksina S-Trimer synon të ndihmojë trupin të prodhojë antitrupa për të luftuar koronavirusin e ri.
Nëse testet fillestare janë të suksesshme, në testime do të përfshihen mijëra pjesëmarrës të tjerë në të gjithë botën. Zhvilluesi “Clover Biopharmaceuticals” tha se vaksina do të jetë e disponueshme pasi të provohet e sigurt dhe efektive.
/Marrë nga CRI