Petrit Vasili ka sulmuar grupin e mjekëve që po drejton luftën kundër koronavirusit.Nënkryetari i LSI, thotë se “cila është përbërja e grupit të ekspertëve dhe kush e drejton?”Në një intervistë për Ora News, Vasili në cilësinë edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë thotë se nxjerrja jashtë loje e mjekut të familjes për përballimin e kësaj pandemie ka qenë gabimi më i rëndë që shëndetësia shqiptare ka bërë.
Vasili: Çështja e mjekut të familjes ka qenë gabimi më i rëndë strategjik që shëndetësia shqiptare ka bërë. Ka mister kush e mori këtë vendim, një përgjigje e kam që këtë vendim e ka marrë kryeministri me ministrin e Shëndetësisë, se vetëm këta njerëz mund të marrin vendime të tilla. Mjeku i familjes duhet të ishte që në momentin e parë kur beteja me pandeminë filloi. Vija e parë e zjarrit është mjeku i familjes, kujdesi shëndetësor parësor. Spitali Infektiv në Tiranë është njësi klinike e kujdesit shëndetësor terciar apo tretësor, e specializuar. Vija e frontit nuk vendoset në Spitalin Infektiv, është vendosja më e gabuar e vijës së frontit. Mijëra mjekë të familjes janë filtra profesionalë të kualifikuar për raste të dyshuara me pandemi.Kanalizimi te 127 i të gjithë fluksit të urgjencave për Vasilin është e gabuar.
Vasili: A mundet që një njeri i thjeshtë që përmes komunikimit në telefon të zgjidhë problemet dhe të ndajë mundësitë e infektimit me koronavirus apo jo? Kjo nuk ndodh në një ditë të zakonshme. Është e qëllimshme për të fshehur të vërtetën pasi mjekët e familjes do të raportonin cila ishte gjendja e pandemisë.