Era Istrefi është një ndër personazhet më eksperimentues të ekranit shqiptar. Këngëtarja vjen gjithmonë me ndryshime drastike në look dhe duhet thënë se asaj i shkon çdo gjë. Pavarësisht eksperimenteve të shumta, artistja vendosi që një periudhë t’i qëndronte besnike flokëve bjonde, por pak më parë ka bërë një ndryshim drastik. Nëpërmjet disa fotove në Snapchat, Era ka treguar se karantina ka bërë të sajën dhe ka lyer flokët portokalli.

E kishim parë me shumë ngjyra flokësh, por portokalli është hera e parë që Era vendos t’i lyejë. Në këtë situatë kur të gjithë personazhet e njohur po eksperimentojnë me look-un, kemi vetëm një këshillë: Mos merrni vendime karantine!