Skulptura “Djali dhe kali”, e vendosur në qendër të Kamzës në rrethrrotulimin e saj ka marrë një pamje krejt tjetër.Monumentit të realizuar nga Vladimir Llakaj i është venë një maskë kirurgjikale si shenjë solidarizimi në këto ditë të rrezikshme për të gjithë.
Artisti është shprehur se skulptura që solli shumë pikëpytje dhe kritika nga qytetarët e Kamzës ka si qëllim të edukojë dhe kulturojë vendin.Mevendosjen e maskës mbrojtëse ky qëllim po realizohet dyfish.Monumenti shpreh edukim për të gjithë që të mos lëvizin pa mjete mbrojtëse si maska apo doreza për të shmangur përhapjen e koronavirusit, problemit kryesor të tanishëm të të gjithë botës.