Një tjetër problem në karantinë është edhe pamja e jashtme.Si femrat, ashtu dhe meshkujt janë ‘përballur’ me rritjen e flokëve.
Sigurisht duket diçka për të qeshur, por me sa duket futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, nuk ka duruar dot më dhe ka ‘detyruar’ partneren e tij ta qethë.
Të dy shfaqen në video duke qeshur, teksa Georgina i pret flokët Cristianos.
Futbollisti e ka publikuar videon pa komplekse.“Rri në shtëpi dhe qëndro stil”, shkruan ai në videon, që ka marrë mijëra komente.