Për shumë kënd vendosja e maskës mund të jetë një veprim i thjeshtë, por jo për presidentin e Afrikë së Jugut.
Cyrlil Ramaphosa vendosi të mbajë një konferencë online, ku i tregonte popullit rëndësinë e distancimit social dhe mbajtjes së maskave, si dhe mënyrën sesi vihen në fytyrë ato.
Por, ai që duhej të ishtë një demostrim edukativ, mori efekte komike kur 67-vjeçari pati vështirësi të mëdha të fiksonte maskën.
Maska mbulonte më shumë sytë sesa gojën, ndërkohë që presidenti duket qartësisht në siklet. Por megjithatë, video pati efekt viral, dhe pa dyshim pas gafës u pa më shumë seç mendohej në fillim.
Presidenti e mori me humor këtë situatë dhe tha se do të hapte edhe një kanal televiziv ku do u mësonte njerëzve se si të veshin një maskë.
Sakaq, përhapja e koronavirusit është një nga makthet e vendeve afrikane, edhe pse numrat nuk janë ende të frikshme si në kontinentet e tjera.