Kryeministri Edi Rama në mesnatë dha lajmin e mirë se numri i të shëruarve nga koronavirusi ka kaluar në mbi 400. Ky fakt u konfirmua nga ai përmes një postimi në ‘Facebook’.

“? KALON MBI 400 NUMRI I TË SHËRUARVE?”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në vendin tonë deri më tani janë prekur 712 persona, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit u identifikuan 34 raste.