Sulmuesi i Juventusit ka prezantuar këtë të diel sfidën e re “Kupa e Dhomës së Ndenjes”, sepse kur vjen puna për sfida, ylli portugez Kristiano Ronaldo është i pari që kërkon t’i provojë.Ashtu siç mund të kuptohet mjaft thjesht, kjo sfidë ka lindur në kushtet e izolimit prej koronavirusit, teksa futbollistët mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme të zëvendësojnë argëtimin që bënin në fushën e blertë.

“Përshëndetje djema! Kam një sfidë të re që të jeni aktivë, të cilën e kam quajtur ‘Kupa e Dhomës së Ndenjes’. A do të merrni pjesë në sfidë dhe të provoni të mposhtni rekordin tim?” shkruan 35 vjeçari në Instagram ku ka postuar videon e tij që tregon se ka arritur të bëjë 142 abdominale në 45 sekonda.