Ministria e Shëndetësisë në Vietnam ka raportuar edhe pesë raste të reja me koronavirus të hënën. Në total, numri i të prekurve nga virusi në shtetin e Vietnamit ka shkuar në 265 persona.
Ndërsa, autoritetet ende nuk raportojnë ndonjë rast vde kje nga Covid-19 në këtë vend. Në Vietnam janë kryer gati 122 mijë teste për koronavirusin, kurse 72 500 njerëz kanë qenë në karantinë.