Dy shkollat në Kolonjë të Lushnjes dhe Seman të Divjakës do të jenë gati shumë shpejt.Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, puna nuk është ndalur në këto dy shkolla.
Zv/kryeministri Erion Braçe ka deklaruar sot se puna vijon në këto dy shkolla, të cilat pritet të jenë gati shumë shpejt. “Në punë. Edhe pak. Dy shkollat e mëdha në Kolonjë/Lushnje e Fier Seman/Divjakë gati shumë shpejt! Do i bëjmë të gjitha sipas projektit deri në fund!”, ka theksuar zv.kryeministri.