“Do të funksionojë. Dhe kjo do të ndalojë epideminë. Unë jam gati të luaj karrierën time”. Dhe çfarë karriere, ajo e Robert Gallo, virologut që në vitin 1983 zbuloi virusin HIV, si shkaktarin e SIDA-s. Sot në moshën 83 vjeçare Gallo, me origjinë italiane, është bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit të Virologjisë Njerëzore në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Maryland dhe bashkëthemelues dhe këshilltar shkencor i Global Virus Network, një rrjet ndërkombëtar i instituteve të kerkimit.

Pionieri i gjetjeve të SIDA-së do të fillojë një eksperiment me vaksinen e poliomilitit: “Unë pres që kjo vaksine të sigurojë mbrojtje për disa muaj. Eshtë një vaksinë e sigurt, që mund të përsëritet disa herë dhe do të na ndihmojë të bllokojmë transmetimin ”. Në lidhje me epidemine koronavirus: “Ne e pritëm atë, por jo me këtë aftesi ngjitjeje kaq të jashtëzakonshme”