Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta. Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj. Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve. Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës
Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës. Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.
Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë. Suplementët më të Mirë për Lëkurën
Kolagjeni Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës. Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës. Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj. Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado. Vitamina D Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës. Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.
Vaji i Peshkut Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë. Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat. Lëngu i Kockave- Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen. Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat. Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën. Biotina- Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.
Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë. Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve. Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.
Vitamina A vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes. Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine. Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave. Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara. Multivitaminat Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh. Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale. Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.
Vitamina C Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues. Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar. Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet. Vitamina E Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit. Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre. Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë./AgroWeb