Orët e para të ditës paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Por pasditja dhe mbrëmja largojnë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore 0°C në zonat malore deri në 21°C në ultësirën perëndimore.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Europa Veriore dhe ajo Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, KU vranësirat e dendura shoqëruar me reshje dhje stuhi ere do jenë dominuese. Po ashtu dhe Brigjet e Egjeut mbeten me reshje dhe ministuhi ere. Ndërsa mot i kthjellët mbizotëron në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.