Sipas MeteoAlb: Vijojmë në ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit tonë. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës, megjithatë herë pas here do ketë intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit dhe mesditës duke u luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50-55 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë. Vijon moti i paqëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Brigjet e Egjeut. Po ashtu Europa Lindore mbetet me mot të vranët dhe reshje dëbore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Veriore dhe atë Perëndimore.