Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, ku numërohen 15 362 viktima dhe 124 632 të infektuar. Lambordia është edhe vatra e luftës, e quajtur shpesh si Wuhani i Evropës. Për të parandaluar përhapjen më tej të COVID-19, janë marrë edhe disa masa ekstreme.
Nga sot, në Lombardi që të lejohesh të qarkullosh, do të duhet të mbash vendosur me patjetër maskën, ose diçka për të mbrojtur hundën dhe gojën.
Data e nisjes së fazës së rikthimit në normalitet parashikohet të nisë pas Pashkëve, por vetëm nëse do të ketë një rënie të dukshme të numrit të të prekurve.
“Duhet të investojmë në edukim, të mësohemi me përdorimin e maskave që po vijnë. Do na duhen miliona. Por duhet që të bashkëjetojmë me virusin dhe distancimin social derisa të bëhet gati vaksina”, ka deklaruar zëvëndësministri i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri, në një komunikim në rrjetet sociale.
Tgcom24 shkuan se një sasi prej 40 ton pajisje mjekësore kanë mbërritur në aeroportin e Palermos nga Kina. Materialet përfshijnë maska doreza dhe veshje të posaçme për mjekët. Kjo është hera e dytë që Kina ndihmon Italinë.