Më shumë se 90 për qind e bizneseve në tregun më të madh të produkteve të detit në Wuhan i janë rikthyer punës. Puna rifillon pas heqjes së masave masave shtrenguese që ishin vënë për të menaxhuar përhapjen në epiqendrën e koronavirusit në Kinë.
Pamje të publikuara nga media shtetërore në vend tregon shitësit teksa shesin krijesa të gjalla deti në marketin gjigant Baishazhou që ka një sipërfaqie ekuivalente me 65 fusha futbolli, shkruan “abcnews.al”.
Mbi 3,600 dyqane tani janë hapur përsëri në Baishazhou, i cili është një nga tregjet kryesore të qytetit ku shiten produkte me shumicë. Pas shfaqjes së virusit korona, tashmë zyrtarët në vend e kanë ndaluar tregtimin e kafshëve të egra ose bagëtive të gjalla.
Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se kryeministri i Australisë kritikoi mbështetjen që Organizata Botërore e Shëndetit dha për rihapjen e tregjeve në Wuhan. Ekspertët besojnë se virusi është kaluar te njerëzit nga kafshët e egra, lakuriqët e natës me shumë mundësi, përmes një vartësi të ndërmjetëm.