Rreth një javë më parë, “Prive.al” zbuloi çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar.

Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtaren Dhurata Ahmetaj.

Ndonëse dyshja ka preferuar që të mos zbulojë asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre së fundmi kanë dalë detajet e para.

Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët.

Ata po mbajnë një lidhje në distancë megjithatë kanë gjetur një mënyrë si të jenë sa më pranë njëri-tjetrit.

Xherdani, i cili jeton në Londër viziton shpesh Shqipërinë, megjithatë udhëtimet më të shpeshta po i bën Dhurata.

Gati çdo muaj ajo shkon në Londër për të takuar partnerin e saj.

Tashmë këngëtarja është larguar nga muzika dhe nuk dihet se për sa kohë do e mbajë lidhjen të fshehtë.