E kishte thënë edhe në orët e kaluara, tani Kevin de Bruyne duket se ka dashur të përforcojë konceptin: ëndrra e tij është të luajë me Cristiano Ronaldo-n.Nuk e ka thënë hapur ylli i Manchester City, por nga fjalët e tij kuptohet sesi do të ishte një avantazh për të dy lojtarët nëse do të ishin në një ekip.
“Do të mund të bëja krosime edhe në tre metra lartësi dhe ai do të arrinte gjithsesi te topi, do ta rriste ndjeshëm numrin tim të asisteve”, ka thënë belgu për Sky Sports.Ku i dihet nëse Juventus nuk mund t’i bëjë atij dhe vetes një dhuratë të bukur në të ardhmen.