Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pasur ditën e sotme një takim me kreun e KED-së Ardian Dvoranin. Përmes një postimi në Tëitter, Kim ka treguar se mes tyre është diskutuar rëndësia e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Gjthashtu ajo është shprehur se Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri.
“Unë u takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Flamurin e Shqipërisë. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë”, është shprehur ambasadorja.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ditën e djeshme është shprehur se do të ndihmojë gjykatën e Lartë në Shqipëri që aktualisht ka një stok prej 35 mijë dosjesh. Ambasada ka theksuar se një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar Gjykatën e Lartë që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.