Aktorja dhe drejtoresha e Teatrit të Korçës ‘’Andon Zako Çajupi’’, Zamira Kita ka festuar ditëlindjen e saj sot më 1 prill mes karantinës në shtëpinë e saj dhe Korçës së mbuluar nga bota.
Ajo shprehet live për ”News24” se nuk e kishte festuar më parë kështu ditëlindjen pasi ishte mësuar të mblidhej çdo ditëlindje me gjithë të afërmit dhe të njohurit por përsëri ja kaloi bukur.
Sa për dhuratat për ditëlindje, Kita thotë se mori një buqetë me karafila nga bashkëshorti i tij që e gëzoi shumë, po ashtu dhurata nga motra e saj në Greqi si dhe një dedikim special bashkë me një buqetë me tulipana që aktorja thotë se ka qenë ndër më të rrallët në jetën e saj.
”Është ditë e veçantë, pasi sot kam ditëlindjen. Më pëlqen ditëlindja dhe faleminderit që më krijoni hapësirën. Avarësisht faktit që nuk dalim dot jashtë, pasi unë e festoj zakonisht me shumë shokë dhe familjarë e kam traditë. Kështu bëj dhe me ditëlindjen e bashkëshortit dhe vajzës. Jam unë shtysa
Sot në kushtet e shtëpisë e bëmë ditëlindjen me tortë, drekë. U bëra pak më e bukur, vesha një fustan dhe bëra lidhje skype me mamin, tezen të gjitha.
Kur ora shkoi 5 thashë si iku dita dhe erdhi nata. Po bie shumë dëborë, një dëborë e jashtazakonshme. Unë kam mbyllur grillat.Shiko në mëngjes po vërtitesha në shtëpi, të rregullosh diçka dhe papritur hapet dera pasi bashkëshorti më solli një buqetë me karafila dhe ju hodha në qafë. Më tha jo, se ka kujdes se vinte nga dyqani. Përpiqemi të bëjmë kujdes.
Megjithatë u gëzova, mendova që nuk kishte dyqan lulesh. Por ai u lidh dhe një të njohurin e vet dhe i siguroi.
Më vjen më pas një buqetë me tulipana me një dedikim shumë të rrallë nga Benila Tërova një ka dedikim shumë i rrallë.
Kam marrë dhurata që kanë ardhur me porosi tek dera. Nga motra nga Greqia që e sollën njerëzit, kam një lule nga një mikeshë. Më kanë gëzuar shumë.”- tha Zamira Kita.