Ish-legjenda e Interit, aktualisht me zëvendëspresident në klub, Havier Zaneti, qetëson tifozërinë zikaltër në lidhje me zërat e fundit të merkatos, që e shohin Lautaro Martinezin larg Milanos. Barcelona po ushtron shumë trysni për argjentinasin.

“Në këtë moment nuk po flasim me asnjë për merkaton. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Sa i takon Lautaros mund të them se e shoh të lumtur këtu, ai po mishërohet tek ky klub, pavarësisht se ekziston interesi i Barcelonës. Ne kemi besuar tek ai dhe e shoh të ardhmen e tij tek Interi”.

Nga një sulmues argjentinas tek një tjetër. Në Paris gjendet Mauro Ikardi, ish-kapiteni që u kthye në të urryerin e tifozërisë dhe që sipas zv/presidentit zikaltër nuk do të kthehet më në Milano. “Nuk besoj se Ikardi do të kthehet tek Interi. Gjithsesi kemi kohë për ta menduar këtë çështje”.