Përfundimi i këtij sezoni futbollistik po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pandemia e korona virusit vazhdon të marrë jetë njerëzisht dhe drita në fund të tunelit është ende larg. Një situatë disa më e qëndrueshme është vetëm në Gjermani.Skuadrat janë rikthyer në stërvitje, drejtuesit e Federatës shpresojnë që kampionati të rinisë në 9 maj, por qeveria nuk ka dhënë akom konfirmimin e saj. Në vendet e tjera ka shumë ide, hipoteza dhe dilema.

Ministri i Shëndetësisë së Spanjës është pesimist për rifillimin e futbollit. Vendi iberik e ka kaluar shifrën e 20 mijë personave të vde kur nga korona virusi dhe Salvador Illa flet për situtatën e vështirë në një pronncim për AS.

“Nuk mund të them nëse futbolli profesionist do të kthehet apo jo në verë. Mendoj se do të tregoheshim të pakujdesshëm të flitnim tani për këtë temë. Ekziston një urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që ndalon çdo aktivitet sportiv dhe kjo vlen edhe për futbollin”, thekson Illa.