Interi nuk do pranojë të bisedojë për shitjen e Lautaro Martinezit për më pak se 90 milionë euro, por është i gatshëm ta dëgjojë ofertën e Barcelonës për argjentinasin nëse katalonasit pranojnë ta përfshijnë Emerson Royalin në marrëveshje.
Bisedimet mes Barcelonës dhe Interit po dështojnë për shkak se në klauzolën e lirimit të Lautaros me zikaltrit, në vlerë 111 milionë euro, kërkohet që fondet të transferohen me një pagë, përcjell Gazeta Express.
Prandaj, sipas Gazzetta dello Sport, Barça është duke bërë përpjekje t’ia ofrojë Interit 50 milionë euro plus lojtarë, po gjiganti italian nuk dëshiron të ulet për të biseduar nëse oferta është më e vogël se 90 milionë euro.
Po ashtu, Interi nuk pajtohet as me lojtarët që klubi spanjoll po i ofron, pasi nuk bindet nga shërbimet e Junior Firpos, ndërsa Arturo Vidal është duke shkuar drejt vitit të fundit në kontratën e tij me klubin.
Por lojtari i cili i intereson Interit, sipas gazetës italiane, është mbrojtësi i krahut të djathtë Emerson Aparecido Junior, momentalisht i huazuar nga Barça në Real Betis për dy sezone.
Emerson kushton rreth 15-20 milionë euro, prandaj bashkë me 90 milionë euro kesh Barça do t’i mbulonte shpenzimet për blerjen e Lautaros.