Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka deklaruar se nuk ka më raste të pazbuluara me Covid-19 dhe se vendi e ka fituar betejën. Ditën e sotme, Zelanda e Re do të heqë disa nga masat e saj kufizuese, shkruan BBC. Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Dr. Ashley Bloomfield tha se vendi kishte arritur “qëllimin e saj të eliminimit”.
Ai shpjegoi se kjo nuk nënkupton raste zero “por do të thotë që ne e dimë se nga vijnë rastet tona”. Në Zelandën e Re u shënua një viktimë dhe një i infektuar nga Covid-19 ditën e sotme. Deri më tani në vend janë shënuar 19 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1 469 raste, ku rreth 80% e pacientëve janë shëruar.