Teksa të gjithë jemi në karantinë, Dafina Zeqiri po mendon të na surprizojë. Këngëtarja shqiptare nuk është ndalur në asnjë moment dhe tashmë po punon për një projekt të ri muzikor. Menjëherë las ndarjes nga DJ Geek, Dafina ka publikuar në Instagram një foto ku tregon se “po gatuan” këngën e radhës. Surpriza qëndron tek bashkëpunëtorët e saj, të cilët janë të huaj.
Nga postimi që ka bërë këngëtarja shihet Hamza një reper me origjinë belge dhe producenti OzTouch. Dafina nuk ka zbuluar më tepër detaje dhe të gjithë jemi duke pritur se çfarë ka përgatitur këtë herë. Projekti i saj i fundit mban titullin “Lule lule” në bashkëpunim me Cricket. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili si gjithmonë ka mbështetur projektin e këngëtares. Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja konfirmoi ndarjen nga Dj Geek dhe lajmi bëri bujë.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, u shpreh këngëtarja për ndarjen.