“Në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, autoritetet mund të duhet të hyjnë në shtëpitë e njerëzve dhe të largojnë anëtarët e familjes – me sa duket, me forcë”, është kjo deklarata e pazakontë që ka bërë xhiron e botës nga Dr Michael Ryan gjatë një konference shtypi, i cili është Drejtor Ekzekutiv në Programin e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.
Zyrtari i OBSH deklaroi se ata synojnë të zhvendosin njerëzit e testuar pozitiv me Covid 19 në një zonë të izoluar larg shtëpive të tyre.
Zyrtari i OBSH shtoi gjithashtu se “Në shumë vende të botës, për shkak të bllokimit, pjesa më e madhe e transmetimit që po ndodh në shumë vende, tani po ndodh në familje, në nivelin familjar. Transmetimi është hequr nga rrugët dhe është kthyer në abientet e brendshme familjare. Ajo që na duhet të bëjmë tani është të shkojmë dhe të shohim në familje dhe të gjejmë ata njerëz që mund të jenë të sëmurë dhe t’i largojnë ata, dhe t’i izolojnë, në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze “.
Moderatori Fox News, Tucker Carlson ka kritikuar në emisionin e tij zyrtarin e Organizatës Botërore të Shëndetit për sugjerimin që u ka bërë autoritetve.
Ndiqni videon më poshtë: