Zyrtarja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, mohon që në aktivitetet Call Center të ketë punonjës të infektuar. “Nuk kemi raste pozitive deri më tani”, tha Dervishi, duke qetësuar kësisoj punonjësit e Call Center. Lidhur me infektimet në fasoneri, ajo sqaroi se vatra është në Krujë. “Nga hetimi epidemiologjik shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve”, tha Dervishi.
Pyetje-përgjigje Sa ka shkuar numri i gazetarëve të prekur? Nga raportimi i fundit nuk kemi ndryshime. A ka të prekur në kompanitë call center dhe nëse po sa? Nuk na rezulton të kemi raste pozitive Ku janë fasoneritë me të prekur? Nga hetimi epidemologjik, shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve.