Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi duhet të jenë më shumë se sa një lehtësim i lëvizjes apo komunikimit. Ai ka thënë se Serbisë dhe Kosovës i duhen më shumë marrëveshje dhe më shumë bashkëpunim.
Borrell në një letër drejtuar përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, ka shkruar edhe për heqjen e tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, duke e cilësuar si zhvillim pozitiv për marrëdhëniet në rajon që mund të nxis vazhdimin e dialogut.