Si sot 20 vite më parë këngëtarja e famshme Britney Spears lançoi albumin “Oops I Did it Again”, projekti muzikor i të cilit mban të njejtin emrër dhe u shndërrua në një hit që ende pëlqehet.
Me anë të një postimi të ndjerë në rrjetin social Instagram, 38-vjeçarja falenderoi të gjithë fansat që e kanë mbështetur për kaq shumë vite të cilët janë bërë pjesë e eksperiencave të saj.
“Oops I Did it Again” ka shitur plot 20 milion kopje dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme nga industria e muzikës.
“Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 20 vite, kjo është çmenduri. Faleminderit të gjithëve që keni qenë pranë meje, ky album ka tejkaluar pritshmëritë e mija” -shkruan këngëtarja në statusin e saj online.