Pandemia Covid 19 shkaktoi një kolaps të fortë në sistemin shëndetësor italian duke vënë në vështirësi serioze si sektorin e burimeve njerëzore për mungesë të stafit punonjës ashtu dhe strukturat sanitare në territor në përballimin e një emergjencë kombëtare të pa shembullt.
Në planin e ri ekonomik të sapo aprovuar nga qeveria Conte me një vlerë prej 55 miliardë euro në ndihmë të ekonomisë së goditur fortësisht nga faza e parë e izolimit të vendit dhe e mbylljes së çdo aktiviteti ekonomik e prodhues, sektori i shëndetësisë zë një zë të veçantë me objektiv përmirësimin shumplanësh dhe riogranzimin e këtij sektori si dhe forcimin e mbrojtjes e garancisë së shëndetit publik. Qeveria Conte ka vënë në dispozicion të këtij sektori 3 miliardë e 200 mijë euro deri në mbyllje të vitit 2020. Do të shtohen 3,500 shtretër në repartet e terapisë intensive, dhe 4,250 shtretër të tjerë në repartet e emergjencës që mund të transformohen menjëherë në shërbim të terapisë intesive.
300 shtretër në repartet e terapisë intesive do të jenë gati brenda datës 31 dhjetor 2020, të ndara në 4 zona të caktuar në territor me 75 shtretër secila. Qeveria italiane ka vendosur futjen e një figure të re në sistemin shëndetësor italian, të infermieres së familjes në shërbim të komunitetit.Ka vendosur të punësojë rreth 9000 infermierë të rinj në sistemin shëndetësor publik si dhe një numër asistentësh sociale e socio-sanitarë. Gjithashtu në periudhën kohore 2020-2024 do të vihen në dispozicion 100 milionë euro për të financuar bursa specializimi për punonjësit e sektorit të shëndetësisë.Mjaft burime financiare do të vihen në dispozicion të shërbimit shëndetësor ushtarak si dhe Fondi i emergjencave kombëtare do të rritet me 1.5 miliardë euro. Ndërhyrje do të kryhen dhe në ristrukturimin e reparteve të urgjencës si dhe sistemin e transportit të shëndetit publik.