Punonjësit pranë qendrave sociale, të cilët janë angazhuar në shërbim të personave në këto qendra, gjatë epidemisë së shkarkuar shkaktuar nga infeksioni COVID-19, do të marrin një shpërblim në masën 55 000 lekë të reja ose 550 mijë lekë të vjetra. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Konkretisht do të marrin këtë shpërblim të gjithë ata punonjës të qendrave socialiste në varësi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të cilët janë caktuar nga drejtuesit për të shërbyer edhe gjatë epidemisë, pavarësisht kushteve të punës dhe rrezikut të mundshëm për t’u infektuar.

Nga ky vendim do të përfitojnë punonjësit në azilet e të moshuarave, punonjësit në rezidencat e viktimave të dhunës në familje, në qendrat ku strehohen personat me aftësi të kufizuara me afat të gjatë, punonjësit e shtëpive të fëmijëve. Do të përfitojnë punonjësit që kanë shërbyer gjatë epidemisë në qendrat e strehimit për të mbrojtur viktimat e trafikimit ose viktima të mundshme trafikimi, punonjësit e qendrave të të pastrehëve, të qendrave të të pastrehëve, qendrave të shërbimeve ditore, të shërbimeve multifunklsionale etj.

Lista e punonjësve përfitues do të miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror. Fondi për shpërblimin e personelit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

PËR
– DHËNIE SHPËRBLIMI PËR PERSONELIN QË SHËRBEN NË INSTITUCIONET E PËRKUJDESJES SHOQËRORE REZIDENCIALE PUBLIKE, QË JANË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR DHE TË BASHKIVE ë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 1. Dhënien e një shpërblimi në masën 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

2. Shpërblimin e përfiton personeli që shërben në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe që është caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës, me qëllim parandalimin e infektimit nga COVID-19 të përfituesve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, sipas një grafiku të dakordësuar ndërmjet tyre.

3. Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.

4. Fondi për shpërblimin e personelit të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shërbimi Social Shtetëror dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA