Thonë se dashuria ka fuqinë të ndryshojë gjithë qenien tonë. Në ditët e para të romancës, ti e ndjen se po vepron ndryshe, po sillesh ndryshe dhe madje i sheh gjërat nga një tjetër perspektivë. Nëse nuk e dinit, dashuria ndikon edhe në trurin e gjithsecilit prej nesh në mënyrën më interesante dhe misterioze të mundshme. Jeni kureshtarë të dini ç’ndodh në trurin e një burri kur bie në dashuri?
Shumë gjëra interesante!
1.Ata ndjejnë më pak dhimbje
Nuk ka nevojë ta provoni këtë tek vetja apo partneri juaj, por të jeni të bindur se dashuria na bën të ndjejmë më pak dhimbje fizike.
Burrat mund të heqin dorë nga duhani
Nëse njihni dikë në jetën tuaj që ka hequr dorë nga duhani sapo ka nisur një lidhje të re, dijeni që ka rënë në dashuri.
Po, është e vërtetë që kanë sy vetëm për partneren e tyre
A nuk ndiheni si femra më me fat në botë kur gjatë takimit tuaj, sytë e tij ju shohin vetëm ju? Një burri të dashuruar, partnerja e tij i duket si më e bukura dhe më joshësja krahasuar me gjithë gratë e tjera.
Ata mund të dashurojnë me të njëjtin intensitet për vite me radhë
E dini që një burrë i dashuruar mund të qëndrojë i tillë për dekada të tëra? Ndër vite, kimia në trurin e tyre mund të ndryshojë nisur nga stadet marrëdhënies; nga shumë pasionante në fillim të lidhjes, tek ndjesia familjare apo rehatia, por gjithnjë mund të jetë intensive si në fillim.
Krejt papritur ata vënë re edhe gjërat më të vogla.
Ironike ëë? Ata tani shohin dhe gjëra që më parë s’i vinin re kurrë, shkruan anabel. Janë më të ndjeshëm, më të kujdesshëm për veten, më të pastër dhe mbi të gjitha, jo aq lojëtar të fortë sa dukeshin në fillim.
Nuk mendojnë dot për asgjë tjetër
Ata e kapin veten duke menduar gjithë kohës për partneren. Shpesh as nuk e kuptojnë sa shumë i ka ndryshuar dashuria.