Fiorentina nuk po gjen paqe prej Covid-19. Pas Vlahoviç, Kutrones dhe Pecelës, që dolën pozitivë në mars, sot janë regjistruar 6 raste të tjera. “Pas kontrolleve laboratorike të kryera pasditen e djeshme, AFC Fiorentina komunikon se janë identifikuar 3 lojtarë dhe 3 anëtarë të stafit tekniko-shëndetësor, pozitivë ndaj Covid-19. Shoqëria ka vepruar sipas protokollit duke izoluar personat e përfshirë”.
Ky lajm vjen në ditën kur federata italiane dhe Komiteti Teniko-Shkencor po diskutonin për protokollin e rifillimit të të stërvitjeve në grup dhe të kampionatit. Një lajm që është një goditje e rëndë për futbollin italian në këto ditë paqartësie. Pas rastit pozitiv në skuadrën e Torinos ditën e djeshme, vjen dhe një goditje e madhe sot për ata që shpresojnë në përfundimin e rregullt të sezonit.