Lulzim Basha tha sot se fundi i Edi Ramës do të vijë shumë shpejt. Ai shtoi se nga sot ka nisur një ditë shprese për shqiptarët. Pavarësisht protestës kundër prishjes, Basha u pyet nëse do të ketë protesta edhe për të penguar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Edhe pse u tha se protesta s’do të ndikohej nga politika, Basha deklaroi vendimin. “Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milionë eurot e shqiptarëve me projektin e ri” – tha kreu i PD. Ai theksoi premtimin e tij se do ta kthejë Teatrin siç ishte. /JavaNews