Të gjithë bien në një mendje kur thonë se virusi do të dobësohet gjatë verës. Ama diskutimet nisin përsa i përket një vale të dytë përgjatë vjeshtës. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në “Open”, tha se nuk beson që do të ketë një valë të dytë virusi. Megjithatë në të kundërt ai shprehet se Shqipëria është e përgatitur.

‘Covid-19 është pjesë e familjes së koronavirusit si Sarsi apo edhe Mersi. Ato u zhdukën në verë. Duke marrë parasysh që rritja e temperaturave është shkatërruese për çdo virus, jo vetëm për Covid-19, besoj se nuk do të ketë një valë të dytë infektimesh. Po jemi të përgatitur. Ne morëm ventilator. Në fillim kemi marrë 50. Por duke llogaritur që kemi pasur 40 persona në gjendje të intubuar, 31 që humbën jetën dhe 8 që janë aktualisht, do të thotë që ne nuk i kemi përdorur të gjitha burimet tona që kishim dhe pa ardhur ndihmat. Prandaj them se jemi të përgatitur”, u shpreh Brataj./