Presidenti ka përkujtuar me një mesazh 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin. Por me një ndryshim date. E ka uruar një ditë para, sot në 8 maj.

Ndërkohë që e gjithë bota dhe kryesisht Europa, e përkujton ditën e fitores në 9 Maj.

Kështu, Ilir Meta përmes një postimi në ‘Twitter’ thekson se Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë Luftën e Dytë Botërore dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e NATO-s.

“Në 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin, Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë LIIB dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e @NATO. Të angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të qenë sa më parë edhe anëtarë të BE”, shkruan Meta.

Kujtojmë se 9 Maji 1945 përkujtohet në cdo kryeqytet të Europës dhe kulmon kryesisht me paradën ushtarake në Moskë.