Shenjat në duart e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un sugjerojnë se ai mund t’i jetë nënshtruar një operacioni në zemër, thonë ekspertët mjekësorë, sipas “Daily Mail”.
Jong-un bëri daljen e tij të parë publike dje, pas 20 ditësh mungesë, kur preu shiritin në hapjen e një fabrike plehrash në Sunchon. Mungesa e tij kishte shkaktuar debat të gjerë ndërkombëtarisht.
Ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar pamjet video të vizitës dhe shenjat në krahët e Kim tregojnë, që sipas tyre se ai ka pasur një ‘ndërhyrje kardiovaskulare’.
Diktatori u pa duke buzëqeshur dhe duke biseduar me ndihmësit në ceremoni dhe gjithashtu duke vizituar uzinën, por vërtetësia e fotove nuk mund të verifikohej.
Ai u shoqërua nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, përfshirë këtu edhe motrën e tij të vogël Kim Yo Jong.