Këngëtarja e njohur, Lori Kaçka, ka qenë pjesë e rubrikës “Kutia e Pyetjeve” në Prive. Ajo ka shuar kuriozitetin e fansave për shumë pyetje që ka marrë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe pyetja mbi operacionet plastike, për të cilën Lori ka thënë se ka dashur t’i përgjigjet prej kohësh.

“Shumë sinqerisht unë nuk kam operacione plastike, përveç se kam bërë një veshje-fasadë të dhëmbëve. I kam pasur pak njëri mbi tjetrin, tani i kam drejt por jam e kënaqur se nuk më ka humbur natyraliteti im, më pëlqen vetja kështu. Kam korrigjime të rrudhave ashtu siç ka çdo femër, që ka moshën për t’i bërë ato gjëra. Mundohem ta ruaj fytyrën që kam patur gjithmonë”, është shprehur këngëtarja.