Kurba botërore e pandemisë së COVID-19 po pëson gradualisht një rënie. E kemi parë në shtete si SHBA, Itali, Spanja, Franca etj që numri i të vdekurve nga të dhënat ditore ka pësuar një ulje. Po ashtu edhe numri i të infektuarve të rinj ka rënë. Në një situatë të tillë po ndodhe edhe në Kinë, që është epiqenra e pandemisë. Për të katërtën ditë me radhë, Kina nuk raporton asnjë viktimë. o kështu, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) bën me dije se ka vetëm 1 rast të ri me Covid-19 në mbarë vendin. Në të gjithë vendin deri më sot janë infektuar 82.875 persona, nga të cilët 4.633 kanë humbur jetën.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit ka raportuasr se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 të cilët kanë lënë spitalet, duke cuar kështu në 77.685 numrin total të të shëruarve nga koronavirusi në Kinë. Ndërsa në total të shtruarit në spitale në të gjithë territorin janë 557 persona.