Mbrëmjen e sotme në “Provokacija” ishte i ftuar regjisori Altin Basha i cili ka folur për çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar. Një çështje kjo e cila ka shkaktuar debate mes artistëve.
Regjisori u shpreh se në fillimet e lëvizje të gjithë artistët kanë qenë për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar, ndërsa shtoi se kur u bë me dije se ishte shumë i shtrenjtë, opsioni më i mirë i mundshëm sipas tij ishte një teatër i ri.
“Kjo situatë nisi si një revoltë ndaj ministres Kumbaro për çështjet e ligjit të Teatrit. Kërkesat tona kishin të bënin me ndërprerjen e ligjit të teatrit dhe transparenca për projektin. Kishim solidaritet nga të gjithë artistët.
Në momentin kur filloi dialogu më Bashkinë e Tiranës dhe ministren e Kulturës për të bërë transparencë, filluan distancimet e para. Që në mbledhjen e parë një grup i joni u shfaq qartë mosbesues.
Në mbledhjen e dytë një grupim tjetër u tërhoq. Ndarja e plotë u bë kur filloi mbledhja kur në mënyrë graduale artistët u zëvendësuan me militantë. Dhe u bë një lloj ndarje mes atyre që donin Teatrin e ri Kombëtar dhe atyre që donin rikonstruktimin e Teatrit.
Praktikisht ishim të gjithë për të parë opsionin rikonstruksionit, por asnjëri nga ne nuk e dinte se në çfarë gjendje reali ishte teatri i ri”, tha Basha.
Më tej ai u shpreh se nuk ka asnjë problem që lëvizja mbrojtjes së teatrit të jetë një lëvizje politike pasi sipas tij është një administrim i qytetit.
Por gjithashtu Basha u shpreh: Problem është kur bëhet një ndërmarrje partiake, dhe kur drejtuesit e atij procesi fillojnë dhe militojnë parti politike e humbin të drejtën për tu konsideruar shoqëri civile. Territori i teatrit do të mbetet po ai. Nuk do të ketë kulla dhe teatri do të jetë i ndërtuar me paratë publike, me paratë e qytetarëve. Teatri Kombëtar nuk është konceptuar si një teatër që ka strukturën për një teatër.
A do t’ja vlejë që për hir të nostalgjisë në të mbajmë një teatër jofunksional, ndërkohë që ne kemi mundësinë për një teatër të ri. Mendoj që Aleanca nuk është koherente me qëndrimet e saj, çfarë kundërshton tani?! Kur edhe Aleanca është për Teatër të ri Kombëtar në Tiranë, por thotë të mbrojmë këtë që kemi, për çfarë?
Kam qenë përfaqësues i Komunitetit të Artistëve në Komisioni Shtetëror në për negocimin e kontratës me firmën “Fusha”, dhe e kemi marrë projektin me detaje. Ne kemi mendime të kundërta ose të ndryshëm, përse duhet t’i sulemi njëri-tjetri. Të mos bëjnë pis atë që unë kam punuar shumë vite më radhë emrin dhe portretin tim publik. Nëse do të duam të mbajmë gjëra të cilat do të duam t’i kujtojmë kemi Muzeun në teatrin e ri. Për projektin do të flitet shumë shpejt.