Ambasadori i BE,-së, Luigi Soreca i cili dha një konferencë me kryeministrin Rama në selinë e BE-së në Tiranë me rastin e Ditës së Europës dhe gjitashtu edhe mesazhe të qarta politike.

Sa për reformën zgjedhore, për të cilën duket se palët nuk po gjenë dakordësi, Soreca u shpeh se në javët në vijim palët duhet të afrojnë qëndrimet.

“Të gjitha janë përparësi të qeverisë. këtu celësi është bashkëpunimi. Qeveria dhe kryeminsitri ka barrën e parë që reforma në drejtësi të vazhdojë, ndërsa ne do vazhdojmë të japim mbshtetjen tonë për institucionet shqiptare, pasi duhet të fillojmë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Negociatat do sjellin sa më shumë asistencë dhe mundësi në të ardhmen. Në javët në vijim duhet të gjendet kompromis që të gjitha palët të gjejnë ekuilibrin e duhur për reformën zgjedhore”,- tha Soreca.