Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për median pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Gjatë komunikimit me gazetarët Kim tha se Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet deri në 31 maj, ashtu siç vetë liderët politikë i kanë premtuar popullit shqiptar.
“Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, sikurse kane premtuar për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri në 31 maj.
Ky nuk është afati i fundit që e ka vendosur SHBA, apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, por një afat kohor që kanë caktuar mbi vetën e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi Opozita ka një punë shumë të vështire para , por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha ambasadorja Kim.