Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim së fundmi ka publikuar tre prioritete që ka për vendin tonë. Përmes një postimi në Twitter ajo shprehet se 3 prioritetet e saj janë forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes, mbështetje për ngritjen e funksionimin e institucioneve demokratike dhe rritja e tregtisë e investimeve.

Ajo ka shtuar se të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë dhe fund të korrupsionit. Përmes këtij shkrimi Kim ka theksuar se SHBA-ja ka si synim që në Shqipëri të mos ketë korrupsion, të ketë sundim të ligjit dhe transparencë. “3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes , (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!”, ka shkruar ambasadorja Kim.